E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

Shfaqja e baletit për festat e fundvitit

Me 24 Dhjetor 2018 në sallën koncertale të shkollës, grupet e balerinave të shkollës Amadeus u paraqiten me 2 pika me motive të festave të fundvitit.

Edhe pse disa prej tyre krejtësisht fillestare, ato performuan për bukuri në sinkronimzim me grupin, ritmin dhe muzikën.
Mësuesja e baletit u shpreh shumë e kënaqur me paraqitjen e vajzave.

Prindërit gjithashtu ishin shumë të lumtur duke parë rezultate konkrete të fëmijëve të tyre.

Në fund të programit të gjitha vajzave u shpërndanë dhurata për festat e fundvitit nga shkolla Amadeus.

24 Dhjetor 2018