E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

Koncerti pranveror - Mars 2019

Tashmë me traditë të koncerteve, edhe këtë  fillim pranvere shkolla e muzikës “Amadeus” organizoi koncert dedikuar kësaj stine.

Nxënësit performuan pika solistike në intrumentet e tyre, solokëndim, duo e trio këngësh të përgatitura me shumë kujdes e dashuri.

Ky koncert  si organizim para pushimeve pranverore u jep nxënësve një shtytje për të vazhduar tutje me mësime e ushtrime dhe për tu përgatitur më shumë për fundvitin shkollor.

Koncerti u mbajt me 29 Mars 2019, duke filluar nga ora 18:00, në sallën koncertale të shkollës së muzikës “Amadeus”.

29 Mars 2019