E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

Nxënësi i shkollës "Amadeus" shpërblehet me çmimin e III-të

Darian Pijls është nxënës i klasës së III - të në shkollën e muzikës "Amadeus". Ai vijon mësimet në drejtimin e kitarës me mësimdhënësin Elbasan Kryeziu. Më 1 Qershor 2019 Dariani morri pjesë në garat e muzicientëve të rinj "Ars Kosova", gara këto mjaft prestigjioze dhe me karakter ndërkombëtar. 
Me këtë pjesëmarrje Darian Pijls u shpërblye me cmimin e III - të për kategorinë e e nivelit të tij.
Mësimdhënësi i kitarës Elbasan Kryeziu u shpreh tejet i kënaqur me arritjet e Darianit. Ai tha se Dariani ka një potencial shumë të mirë për tu zhvilluar tutje në këtë profesion.

Darijani është gjithashtu nxënës në shkollën fillore "Mileniumi i Tretë" në Prishtinë

1 Qershor, Prishtinë