Koncerti i fundvitit shkollor 2018/2019

Më 15 qershor 2019 , Salla "Diar" e Swiss Diamond Prishtina ishte e tej mbushur nga fëmijët, prindërit dhe artdashësit e muzikës klasike, të cilët prisnin me padurim performimin për koncertin e fundvitit shkollor 2018/2019. Të gjithë nxënësit e shkollës Amadeus ishin të veshur  me motive bardhë dhe zi dhe bënin prova me shokët e shoqet.

Për shkak të numrit të madh të nxënësve ky koncert u nda në 2 pjesë.

Pjesa e parë e koncertit filloi në orën 12:00, ku performuan nxënësit të cilët nuk morrën pjesë në kor e ansambël, kursistët, dy grupet e baletit dhe parashkollorët muzikor. Balerinat i dhanë një sharm koncertit dhe e kthyen publikun në fëmijëri me shfaqjen e Kesulëkuqes. Mësuesja Nexhmije ka bërë një punë të mrekullueshme me nxënëset e saj.

Parashkollorët muzikor ishin qërshia mbi tortë e koncertit. Grupi i vitit të II – të luajtën në instrumentet e tyre pjesë nga kënga “Vëlla i vogël” në përciellje të pianos nga mësuesja V. Islami. Ndërsa grupi i parë luajtën pjesën “Oda e Gëzimit nga L.V.Beethoven në përciellje të pianos dhe ansamblit të shkollës Amadeus. Ishte nje kombinim dhe kordinim i mrekullueshëm nga nxënësit e kësaj moshe të vogël dhe i ansamblit të shkollës. Mësuesja Vanesa Petrovci ishte shumë e kënaqur me nxënësit dhe me rezultatet që ka arritur gjatë këtij viti shkollor.

Pjesa e dytë e koncertit filloi në orën 13:00. Në këtë pjesë të koncertit performuan me pika solistike nxënësit që do të merrnin pjesë në kor dhe ansambël. Këtë herë përvec pikave solistike,kombinimeve duo, e trio në instrumente të ndryshme muzikore, ishte freski edhe grupi i këndimit që kishte bërë mësuesja e solokëndimit Vita Guhelli. Ata kënduan këngë të ndryshme klasike dhe bashkëkohore. E rëndësishme është se nxënësit dhuruan art me pika të tyre solistike në të gjitha instrumentet muzikore në këndim, kor e ansambël. Treguan se gjatë tërë vitit është bërë një punë e madhe me ta. Qershia mbi tortë e këtijë koncerti ishte performimi i ansamblit të shkollës me valsin e D.Shostakovic e realizuar nga mësimdhënësi Vehbi Shosholli.  Një sinkronizim shumë i bukur nga nxënësit që luajtën në flaut, violinë, klarinet, bateri, piano,duke iu bashkangjitur  kori i shkollës dhe loja e njërës nga balerinat e shkollës. Vlerësim të madh nga publiku morri realizimi i këtij valsi. Është përparësi e madhe për muzicientët e rinj të kenë mundësi të performojnë së bashku në formacione të tilla.

Ditë e vacantë ishte edhe për nxënësen Elena Halilaj (solokëndim) dhe Ylljon Kurti (piano) të cilët këtë vit shkollor diplomuan dhe kurorëzuan shkollimin fillor muzikor. Ceremoni e bukur e diplomimit me fjalim të përkushtuar nga themeluesja e shkollës Valbona Petrovci.

Tash e 16 vite pune, koncertet e shkollës së muzikës "Amadeus" janë shëndruar në traditë të cilat kurorëzojnë punën e palodhshme të mësimdhënsve dhe stafit të shkollës. 

15 Qershor 2019.