E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

Nxënësja e shkollës "Amadeus" merr dy çmime në Itali

Nxënësja e shkollës së muzikës”Amadeus”, Elena Halilaj u shpërblye me dy cmime në festivalin ndërkombëtarë në Itali “Magia Italiana”.

Ky festival është organizim ndërkombëtarë i arteve për fëmijë dhe të rinj i cili u mbajt nga data 29 Qershor deri me 4 Korrik 2019.

Elena Halilaj fitoi cmimin e dytë si dhe u shpall zëri më i mirë i festivalit . Pjesëmarrës në këtë festival ishin mbi 100 fëmijë dhe të rinj të cilët përfaqësuan 17 Shtete të Evropës.

Elena Halilaj sa po ka diplomuar në shkollimin e ulët në solokëndim në shkollën e muzikës “Amadeus”. Ajo ndjek edhe mësimet për violinë në po të njejtën shkollë si dhe është nxënëse e shkëlqyeshme e klasës së IX – të në shkollën “Don Bosko” në Prishtinë

5 Korrik 2019