E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

Koncerti i festave të fundvitit - Dhjetor 2019

Me 18 Dhjetor 2019 në sallën koncertale të shkollës së muzikës “Amadeus” u mbajt shfaqja e grupeve të balerinave. Ato luajtën nën tingujt ë veprave tradicionale për festat e fundvitit.

Me kostume nën tone dhe motive te festave, ato dukeshin si flutura të dimrit që vallëzojnë të lumtura. Mësuesja e tyre Nexhmije Selca iu bashkangjit atyre me shumë kënaqësi në fund të shfaqjes dhe përmbyllën kështu së bashku gjysëmvjetorin e parë të viti shkollor 2019/2020

Më 19 Dhjetor 2019 vazhduam me koncertet e rradhës.

Sic tashmë është edhe traditë, të gjithë nxënësit po pregaditeshin për të dalë në skenë dhe për të treguar sa kanë arritur gjatë këtijë gjysëmvjetori

Programi i këtijë koncerti paraqiti nxënësit e secilit mësimdhënës me rradhë.  Në fund fare si gjithmonë u paraqit kori i shkollës dhe ansambli nën dirigjimin e arsimtarit Vehbi Shosholli.

Sukses i rradhës ishte edhe ky koncert. U tregua shumë punë, art e mbi të gjitha përkushtim dhe dashuri nga secili.

19 Dhjetor 2020