E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

Masat parandaluese nga Covid-19 në "Amadeus"

MASAT PARANDALUESE PËR SHPËRNDARJEN E VIRUSIT COVID-19 NË OBJEKTIN E SHKOLLËS “AMADEUS”

Në bazë të udhëzimeve të IKSHPK-së, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Arsimit dhe Komunës së Prishtinës, shkolla e muzikës “Amadeus” po përgaditet që të fillojë mësimin duke respektuar çdo masë për parandalimin e shpërndarjes së viursit Covid-19

Këto masa do të ndërmerren sipas udhëzimeve nga organet kompetente për mbrojtjen nga virusi Covid-19, dhe të përshtatura për specifikat e punës së shkollës tonë

Të gjitha masat dhe udhëzimet për fillimin e vitit shkollor 2020/2021 që shkolla do ti merr përsipër, mund t’i gjeni më poshtë

1. Shkolla e muzikës “Amadeus” ka një përparësi shumë të madhe sepse posedon hapësirë të madhe ku zhvillohet mësimi.

2. Hapësira e disponueshme është 16m2 për 1 nxënës. Kjo jo vetëm se i përmbush standardet por edhe i tejkalon ato.

3. Mësimi në shkollën tonë është individual sikurse në shumicën e shkollave të muzikës dhe ato artistike.

4. Orari i nxënësve do të përpilohet dhe koordinohet për të pasur kohë që pas çdo ore mësimore klasa të ajroset

5. Mësimi grupor i solfezhit, baletit dhe parashkollorëve do të organizohet me jo më shumë se 5 nxënës në klasë. Me që grupet e mësimit do të jenë të vogla, ato klasë që do të ndahen në grupe me nga 5 nxënës, ora e mësimit do të shkurtohet.

6. I gjithë objekti i shkollës “Amadeus” do të dezinfektohet detajisht

7. Çdo klasë do të jetë e pajisur me mjete dezinfektuese për duar dhe për instrumentet muzikore të cilat përdoren nga cdo nxënës (si piano, pultet, karriget etj)

8. Në hyrje të shkollës dhe në koridore do të ketë mjete dezinfektuese të duarve

9. Prindërit do të udhëzohen që fëmijët t’i presin jashtë objektit shkollor

10. Prindërit do të udhëzohen që në rast se do të kenë nevojë të takohen me dikënd prej stafit të shkollës, të lajmërojnë paraprakisht për të mos krijuar numër më të madh të personave në të njejtën kohë brenda hapësirave të shkollës.

11. Nxënësit, mësimdhënësit dhe stafi tjetër i shkollës obligohen të mbajnë maskë me të hyrë në shkollë si dhe gjatë mësimit individual deri në ndonjë udhëzim tjetër nga organet kompetente.

12. Në orën grupore të solfezhit nxënësit obligohen të mbajnë maskë edhe pse të ulur në distancë.

13. Në orën grupore të baletit nxënësit obligohen të mbajnë maskë. Distanca në klasë në mes të nxënësve do të jetë 2 metra me që ushtrimet janë fizike. Klasa ka 4 dritare të mëdha për ajrosje dhe grupi i nxënësve nuk do të kalojë 5 persona. Klasa e baletit ka hapsirë 40m2.

14.Nxënësit e baletit udhëzohen që të vijnë në mësim të veshur me kostumet e baletit dhe të përgaditur për mësim në mënyrë që të shmangin përdorimin e zhveshtores dhe grumbulliimin e nxënësve në distanca më të vogla.

15.Nxënësit këshillohen që gjithmonë të jenë të pajisur me pajisjet shkollore për të shmangur kontaktet me duar të huazimit te pajisjeve tjera shkollore të shokëve në klasë.

16. Çdo nxënës në orën grupore të solfezhit do të jetë i ulur në bankë të vecantë. Klasa e solfezhit ka 30m2

17. Çdo nxënës në orën grupore të baletit do të jetë i pozicionuar në 2 metër distancë dhe në klasë nuk do të jenë më shumë se 5 nxënës. 

18. Çdo nxënës në orën grupore të parashkollorëve do të jetë i ulur në bankë të vecantë ne distancë së paku 1.5 metër. Klasa nuk do të ketë më shumë se 5 nxënës dhe ka dritare të mëdha për ajrosje. Klasa e parashkollorëve ka hapsirë 25m2

19. Çdo nxënës që nuk ndihet mirë me shëndet dhe ka simptomat e virusit Covid-19 udhëzohet të qëndrojë në shtëpi për 2 javë. Orët e humbura do të zëvendësohen sipas marrëveshjes

20. Çdo mësimdhënës që nuk ndihet mirë me shëndet dhe ka simptomat e virusit Covid-10, udhëzohet të qëndrojnë në shtëpi për 2 javë. Orët e humbura do t’i zëvendësohen nga kolegët e shkollës ose sipas marrëveshjes edhe përmes platformave online.

21. Çdo mëimdhënës obligohet që të jetë në kontakt të vazhdueshëm përmes platformave online më prindërit e nxënësve për t’i informuar për ecuritë e mësimit.

22. Çdo mësimdhënës sipas nevojës duhet të krijojë grupe të prindërve dhe nxënësve për të qenë në kontakt të vazhdueshëm për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

23. Në rast se do të vazhdojë rritja e numrit të të infektuarve, mësimi grupor i solfezhit dhe baletit mund të vazhdojë të organizohet përmes platformave online.

24. Kjo rregullore e masave të parandalimit dhe mbrojtjes nga virusi Covid-19 mund të modifikohet apo plotësohet sipas nevojës.

25. Të gjitha rekomandimet tjera për mbrojtjen nga virusi Covid-19 nga IKSHPK në institucionet publike dhe private mund t’i gjeni në vegzën më poshtë.

Shkolla e muzikës “Amadeus”

Prishtinë 14.08.2020

https://niph-rks.org/udhezues-i-perkohshem-per-aplikimin-e-masave-per-parandalimin-dhe-luftimin-e-covid-19-ne-institucione-publike-dhe-private/