E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002
Tashmë po hyjmë në vitin e dytë të pandemisë dhe shkolla jonë sit ë gjithë të tjerët është duke naviguar në kohë dhe po vazhdon të realizojë planprogramin dhe të zhvillojë mësimin normalisht. Edhe pse me vështirësi, tashmë që nga muaji shtator 2020 mësimi po vazhdon të mbahet me rregull dhe fizikisht në shkollë.
Koncerti pranveror i vitit 2021 u organizua fizikisht në sallën koncertale të shkollës “Amadeus” dhe është koncerti i parë i organizuar me prezencë të publikut qysh nga fillimi i pandemisë.
Numri i të ftuarve ishtë tejet I kufizuar, për secilin nxënës ishte i lejuar vetëm një prind, ose 1 familjar, për të reduktuar kështu tollovinë. Duke i respektuar të gjitha masat anti Covid, koncerti ishte I mrekullueshëm dhe të gjithë nxënësit luajtën pika të tyre në instrumentet muzikore, kënduan solo, duo, të përciellur nga mësimdhënësit e tyre. Si gjithmonë në fund këndoi kori i shkollës për të përmbledhur dhe përfunduar koncertin në mënyrë madhështore.
Prishtinë, Mars 2021