E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

Nxënësit e "Amadeus" ftohen nga ATV për ditën e fëmijëve

Me rastin e festës së fëmijëve "1 Qershorit", televizioni ATV ftoi disa nxënës të shkollës tonë, të luajnë në instrumentet e tyre dhe të bisedojnë për ditën e fëmijëve, të drejtat e fëmijëve, dëshirat dhe të ardhmen që e mendojnë për veten e tyre.

Të gjithë nxënësit ekzekutuan pjesë në instrumentet e tyre gjatë emisionit dhe treguan për sfidat dhe kënaqësinë që u jep loja në instrument.
Për të shikuar në tërësi emisionin mund të kopjoni linkun më poshtë, i cili fillon nga minuta 19:28 sekonda.

https://www.facebook.com/ATVKS/videos/1393296907716145

Prishtinë

1 Qershor 2021