E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

Edhe një realizim i bashkëpunimit me shkollën e muzikës Prenk Jakova në Prishtinë!

Shkolla e Muzikes “Amadeus” në bashkëpunim me shoqatën e artistëve te vegjël dhe te rinj “Amadeus” dhe me pëlqimin e këshillit drejtues të shkollës së muzikës Prenk Jakova dhe drejtoreshës Jeta Dida, shoqatës së artistëve të vegjël dhe të rinj "Amadeus" iu huazuan instrumente muzikore për realizimin e projektit :" Nxitja e talentëve të rinj përmes aktiviteteve kulturore/muzikore dhe koncerteve".

Ky projekt u përkrah nga Ministria e Kulturës si dhe me mbështetje nga shkolla e muzikës "Amadeus" në Prishtinë

Huazimi i këtyre instrumenteve nga shkolla e muzikës "Prenk Jakova", bëri të mundur që të zgjatet periudha e realizimit të projektit, pra fëmijët të mund të ndjekin me gjatë punëtoritë/mësimet për instrumente muzikore.

Falenderim i përzemërt për gadishmërinë dhe vullnetin për bashkëpunim!

2 Shkurt 2022