E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002
Nxënëset e shkollës tonë Fjona Hashani dhe Era Latifi u shpërblyen në Festivalin "Viva La Musica" në Spanjë.
Fjona dhe Era ndjekin shkollimin për Solokëndim në shkollën tonë, në klasën e mësimdhënëses Vita Guhelli.
Festivali "Viva La Musica" në Spanjë është garë internacionale e muzikës e cila organizohet nga "Organizata Europiane e festivaleve muzikore.
Është gjithashtu pjesë e ALFA - Alliance of Festival Association e cila prej vitit 2001 u jep mundësi artistëve të konkurojnë nga e gjithë bota në nivel internacional.
Faleminderit mësueses Vita Guhelli për punën me aq përkushtim!
Fjona dhe Era, yje në rritje! Urime dhe shumë suksese tjera.
30 Maj 2022