E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002
17 Qershor 2023
Koncertet përmbyllëse të fundvitit shkollor 2022/2023.
Teksa afrohet përfundimi i një viti shkollor të mbushur plot eksperienca me kujtime të mira si për ne edhe për nxënësit tanë, gjithë punën e përbashkët ekipore e kurorëzojmë me koncertin përmbyllës klasor, koncert ky i mbajtur më 17 Qershor 2023 në Amfiteatrin e ri të bibliotekës qëndrore universitare i ndarë në dy pjesë.
Pjesa e parë duke filluar nga ora 12:00 përfshiu performancat e nxënësve në piano në klasën e mësueses Vanesa Petrovci, në kitarë në klasën e mësuesit Endrit Xërxa, për të vazhduar me performancat e nxënëses flautiste në klasën e mësueses Saranda Vllasalihu, pianistëve të tjerë nga klasa e mësuesit Alzan Gashi, violinistët e shkollës me mësuese Donjeta Krasniqi dhe në fund nxënëset e mësuese Vita Guhelli përmbyllën pjesën e pare me zërat e tyre të ëmbël në këndim.
Pjesa e dytë e koncertit përmbyllës filloi nga ora 14:00 me performancat e kitaristëve të klasës së mësuesit Diar Aliu, vazhdoi me ato të klasëve të pianos me mësues Bimi Milla, Anjeza Namligjiu dhe Elza Mehmeti, u përcoll me performancat e nxënësve me violonçelos me mësuese Poema Dylhasi dhe gjithsesi se pjesë ishin edhe performancat e vajzave në këndim me mësuese Elvira Mazhiqi.
Falenderojmë së pari nxënësit për kënaqësin që na ofruan me performancat e tyre, mësuesit për një punë të palodhshme e me përkushtim dhe pa harruar asnjëherë prindrit për besimin e tyre tek ne!
Suksese mëtutje për të gjithë!
17 Qershor 2023