E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

Shfaqjet përmbyllëse të baletit 2022/2023

Fëmijët e shkollës Amadeus kanë akoma për të ndarë me ju!

Me date 20 Qershor duke filluar nga 16:30, në Swiss Diamond Hotel në Sallën Dyar para nesh vallëzuan balerinat e shkollës tonë me prima balerinën mësuese Nexhmije Selca.

Shfaqja ishte e ndarë në tre pjesë duke filluar me balerinat e degës që ndjekin mësimet në objektin kryesor të shkollës në Tokbashqe, për të vazhduar me balerinat e degës në Dardani dhe pjesa e fundit, performansa e Swan Lake nga balerinat e rritura.

Falenderime për nxënëset, prindërit dhe mësuesen Nexhmije!

Shumë suksese tutje për balerinat e Amadeus!

20 Qershor 2023