E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

Një skenë plot yje

Një skenë plot yje!
80 fëmijë të moshës 7 deri 14 vjeç u mbajt koncerti i parë, e njëkohësisht edhe inaugurues i Orkestrës së Fëmijëve të Prishtinës, të cilin e mundësoi shkolla e parë fillore jo-publike e muzikës në Kosovë, ‘Amadeus’.
Edukimi muzikor luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e hershëm të fëmijëve, prandaj ishte detyra jonë të bashkojmë forcat dhe të organizojme orkestren e fëmijëve duke bërë kështu të mundur që fëmijët qysh në mosha të hershme të kenë mundësi të performojnë me orkestër, të njihen me skenën dhe të krijojnë bazë të qëndrueshme për karrierën e tyre.
80 fëmijë të moshës 7 deri 14 vjeç ishin pjesëmarrës në koncertin e parë të orkestrës së fëmijëve të Prishtinës, i organizuar nga shkolla jonë, e para shkollë fillore jo-publike e muzikës në Kosovë, ‘Amadeus’.
Me sallën e mbushur plot emocione, prindër dhe me familjarë të fëmijëve të cilët pas pak pritej të perfomonin ishte sfiduese menaxhimi i ndjenjave të krenarisë dhe përmbushjes e po ashtu edhe organizimi i vendeve për publiku që kishte kaluar numrin e të gjitha pritëshmërive tona. 
Koncerti u hap nga  Drejtoresha e shkollës ‘Amadeus’, Hana Petrovci-Fetahu, e cila shfrytëzoi rastin për të përshëndetur të gjithë të pranishmit dhe tregoi për procesin e punës në përgjithësi, për t’i lënë radhë pastaj grupit të kitaristëve  ‘Amadeus’,  me veprën e Zequinha De Abreu- ‘Tico Tico’, në të cilën performuan  Allegra Bajrami, Dastid Ymeri,  dhe Reina Zejnullahu.

Pika e dytë e performanës u shënua me grupin e solokëndimit, të cilët interpretuan Këngë Arbëreshe. Interpretues të kësaj pike ishin: Era Latifi, Morea Fetahu, Noa Basha, Viktoria Ibrahimi, Rea Curri dhe Eta Svarça. Kënga ‘Lule, lule-mace, mace’ ishte ajo e cila shndërroi ngjyrën e emocioneve duke dhënë entuziazëm dhe duartrokitje me takt në sallë gjatë gjithë kohës derisa interpretohej kjo këngë, në fund të së cilës pati duartrokitje edhe më të fuqishme për të dhënë falënderimin për këtë interpretim kaq të bukur.
Pikat tjera interpretuese qenë ‘Për ty atdhe’ e Pjetër Gacit me soliste Leona Ferati, ‘Central Park’ e James Newton Howard me soliste Arjona Ramadani (piano), ‘Pse jemi të ndarë’ e Selami Kolonjës nga kori i shkollës dhe solistja Leona Ferati, ‘Swan Lake’ e Pyotr Ilyich Tchaikovsky, ku interpretuan edhe blerinat e shkollës, Era Bajrami, Hana Bajrami dhe Ajla Talla, të cilat me vallëzimin e tyre e bënë mbrëmjen mjaft të bukur.
Ndërsa interpretimi i fundit ishte ‘O vendi im’, e Rashid Krasniqit, nga Kori i shkollës dhe solistët Arjona Ramadani dhe Art Grajçevci. Të koncentruar te programi i tyre, fëmijët me shumë kujdes përcillnin edhe dirigjentin e tyre Vehbi Shosholli, të cilin e falenderojmë për përkushtimin e treguar për muaj të tërë.
 Të gjithë pjestarët e orkestrës, korit, solistët dhe balerinat u shpërblyen me mirënjohje, në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi për punën, suksesin dhe gatishmërinë e treguar për të realizuar një koncert të tillë.
Një koncert i tillë i radhës, pritet të mbahet për festat e fundvitit, për të vazhduar me aktivitete e organizime të shumta të tjera në të ardhmen nga shkolla jonë bashkë me yjet tanë!

20 Qershor 2023