E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

Diplomimi i nxënëseve nga klasa e këndimit gjenerata 2018-2022

🎓Nga klasa e këndimit të mësueses Vita Guhelli, këtë vit diplomuan Eta Svarça dhe Era Latifi.

Diplomimet sjellin gjithmonë emocion të veçantë.

Për më shumë se katër vite Era dhe Eta ishin aktive përmes koncerteve vjetore të shkollës, garave kombëtare e ndërkombëtare ku u shpërblyen me çmime prestigjioze si dhe koncerteve jashtëshkollore.

Falenderim i veçantë mësueses së solokëndimit, Vita Guhelli për përkushtimin e pakusht që nxënësit e saj të  rriten artistikisht, e të shkëlqejnë ku do që ata shkojnë!

Suksese e mbarësi për të gjithë!

Korrik 2023