E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

Shkolla Amadeus pjesë e manifestimit për 9 vjetorin e Pavarësisë

Shkolla e muzikës “Amadeus” edhe këtë vit ftohet nga komuna e Prishtinës që të marr pjesë në manifestimin që kjo e fundit e organizoi për 9 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Manifestimi u organizua na sallën e Filharmonisë së Kosovës ku morrën pjesë ansamble të ndryshme kamertale të të rinjëve, studentëve të fakultetit të muzikës, si dhe 2 nxënës nga shkolla e muzikës “Amadeus” Jora Ismaili dhe Qëndrim Krasniqi.

Jora Ismaili luajiti pjesën për piano në G-mol “Polonaise” nga kompozitori F.Chopin ndërsa Qëndrimi këndoi këngën nga autori Çesk Zadeja “Këngë epike” dhe e përcielli në piano Gent Kumnova edhe mësimdhënës i pianos në shkollën “Amadeus”

Shkolla e muzikës tash e disa vite ftofhet që të marrë pjesë me nxënësit e saj në manifestimet dhe organizimet nga Komuna e Prishtinës, si psh “ Ditët e muzikës”, “1 Qershori”, “Prishtina Lexon” etj.