E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002
Shkolla e muzikës “Amadeus” fillon me regjistrimet e nxënësve për shkollën verore në drejtimet solokëndim dhe instrumente muzikore: piano, violinë, kitarë, flaut, klarinet, violë dhe violonçelo.
Mësimet zhvillohen individualisht (professor – nxënës), 1 ose 2 herë në javë, mvarësisht nga kërkesa dhe interesimi i prindërve të fëmijëve. Oraret kryesisht janë të organizuara të hënën dhe të mërkurën gjatë gjithë ditës.
Mësimet për shkollën verore fillojnë të hënën më datë 26.06.2017. Shkolla verore është mundësi e mirë që nxënësit të kenë përparësi për regjistrim për vitin shkollor 2017/2018 në shkollën e rregullt të muzikës të cilën e fillojmë më 15 shtator 2017.
Për pagesat dhe cdo pyetje shtesë na kontaktoni pa hezitim përmes emailit ose numrave të telefonit 044/049 180008, viber dhe whats app +38649 180008, dhe emaili info@shkollaamadeus.com; shkollaemuzikesamadeus@gmail.com
Zbukuro verën tënde me mësime në muzikë