E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

Konkurs për regjistrimin e nxënësve në vitin shkollor 2017/2018

Shkolla e Muzikës "Amadeus" shpall konkurs për vitin shkollor 2017/2018 për drejtimet: Piano, Violinë, Kitarë, Flaut, Klarinet, Solokëndim, Kor, Bateri, Violonçelo dhe Balet. 

Moshat e preferuara
Nxënësit që janë në klasën e I -rë në shkollë fillore, mund të regjistrohen në drejtimet: Piano, Violinë, Këndim, Kor dhe Balet.
Nxënësit që janë në klasën e II - të mund të regjistrohen në drejtimet: Flaut, Violonçelo, Balet, Piano, Këndim, Kitarë, Violinë, Kor dhe Balet.
Nxënësit që janë në klasën e III - të mund të regjistrohen në drejtimet: Klarinet, Bateri, Flaut, Piano, Këndim, Kitarë, Violonçelo, Violinë, Bateri dhe Kor. 

Nxënësit që janë në klasën e IV - të dhe më të lartë, mund të regjistrohen në të gjitha drejtimet

Të gjithë nxënësit do të testohen paraprakisht për vesh dhe ritëm.
Ju mirëpresim !!!