E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

Koncerti pranveror i vitit shkollor 2017/2018

Shkolla e Muziës “ Amadeus” organizoi koncertin pranveror të vitit shkollor 2017/2018 me nxënësit e saj. Koncerti u mbajt më datë 29.03.2018 dhe ishte i ndarë në dy pjesë, për shkak të numrit të madh të nxënësve që do të performonin.

Prej orës 17:30 në sallën koncertale të shkollës së muzikës “Amadeus performuan nxënësit instrumentistë dhe solokëngëtarë të klasës së parë si dhe kursistët.

Ndërsa në orën 18:30 në po të njejtën sallë të shkollës performuan nxënësit e klasës së II – të, III – të, IV-të, V- të, VI – të dhe VII – të. Në këtë koncert kishte pika solistike në piano, violinë, flaut, klarinet, kitarë, pika duo, pika vokalo pianistike, vokalo pianistike dhe me bateri. Në fund të koncertit tani më është traditë të performojë edhe kori i shkollës, të cilët kënduan 3 këngë të përzgjedhura nga arsimtari i solfezhit.

Koncerti pranveror organizohet me qëllim që nxënësit në mes të vitit shkollor të mobilizohen për punë më të madhe, dhe te pergaditen për koncertin e qershorit si dhe për garat eventuale në fundvit shkollor.

Tashmë me traditë në edukimin muzikor, koncertet e shkollës i ndihmojnë shumë nxënësve në paraqitjet publike të cilat janë pjesë të domosdoshme të një instrumentisti, solokëngëtari apo artistit në përgjithësi.