E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

Nxënësja e shkollës Amadeus, Elena Halilaj, pjesëmarrëse nga Kosova në Festivalin "Euro Stars" në Maltë

Festivali “Euro Stars” është një mundësi shumë e mirë për këngëtarët e rinj. Festivali ndërkombëtar i këndimit “Euro Stars” që do të mbahet në Maltë nga data 25 deri më 30 prill të këtij viti, do të ketë edhe një pjesëmarrëse nga Kosova. Është kjo 14 vjeçarja Elena Halilaj, nxënëse e shkollës së muzikës “Amadeus” e cila do të marrë pjesë në mesin e 17 shteteve dhe 120 pjesëmarrësve në këtë festival të karakterit garues. Ajo ka pranuar ftesë nga organizatori dhe drejtori i festivalit, Martin DeGabriele i cili e kishte parë atë duke përfaqësuar Kosovën vitin e kaluar ne Ohër në një festival ndërkombëtar të quajtur “Tra La La”. Halilaj ndjek paralelisht mësimet e solo këndimit dhe violinës e muzikës “Amadeus”, ndërsa ndjek edhe mësimet në klasën e tetë në “Don Bosko”. Ky festival i quajtur “Euro Stars” është një mundësi shumë e mirë për këngëtarët e rinj si dhe një privilegj i rrallë për pjesëtarët e industrisë muzikore. Të gjithë pjesëmarrësit e festivalit kanë pranuar ftesën për të qenë pjesë e tij. Sipas njoftimit zyrtar, misioni i këtij festivali është përkrahja e talenteve të rinj premtues të cilët dëshirojnë të trajnohen dhe të mësojnë.