E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

Amadeus organizon koncert për festën e flamurit dhe për fëmijet nga komunitetet pakicë

Shkolla e Muzikës “Amadeus”, për nderë të Festës së "28 Nëntorit" dhe në kuadër të projektit “Identifikimi i talentëve nga radhët e komuniteteve pakicë”, organizon koncert  dedikuar fëmijëve nga këto komunitete.

Ky projekt ka filluar rreth dy muaj më parë dhe ka për qëllim identifikimin e talenteve të muzikës nga radhët e fëmijëve nga komunitetet pakicë

Projekti “ Identifikimi i talentëve nga rradhët e komuniteteve pakicë” është projekt i cili është mbështetur nga Komuna e Prishtinës, ku fëmijët dhe të rinjët e lartëpërmendur do të përfitojnë duke mbajtur mësime të muzikës, teori dhe njohuri të instrumenteve muzikore, si dhe mësime të baletit.

Mund të themi pa hezitim se gjatë realizimit të projektit, fëmijët dhe prindërit e tyre kane qenë shumë të kënaqur dhe entuziastë. Mësimdhënësit gjithashtu janë shumë të kënaqur më fëmijët dhe me mënyrën e realizimit të projektit nga ana e shoqatës.

“Në kuadër të këtij projektit i cili është duke u realizuar tash e dy muaj, e me rastin e festës së flamurit, sot me datë 24.11.2018 duke filluar nga ora 11:00 Shoqata e Artisteve të vegjël dhe të rinj “Amadeus”, në bashkëpunim me Shkollën e Muzikës Amadeus organizoi koncert dedikuar këtyre fëmijëve”.

Koncerti u mbajt ne sallën koncertale të shkollës së muzikës Amadeus, dhe pjesemarrës ishin të gjithë nxënësit e po kësaj shkolle, me pika solistike në intrumente muzikore, këndim dhe së bashku me korin e shkollës.

 Në këtë mënyrë fëmijët nga komuniteti pakicë do të shofin prej së afërmi moshatarët e tyre të cilët tashmë ndjekin mësimet për instrumente muzikore. Kjo gjithashtu do të ju ndihmojë fëmijëve të shprehin preferencat e tyrë për ndonjë instrument në vecanti. Shoqata e artistëve të vegjël dhe të rinj, planifikon gjithashtu që fëmijët e komunitetit pakicë, ti inkorporojë në të ardhmen si pjësëmarrës/performues në koncertet e rradhës.