E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

"Amadeus" pjesëmarrëse në mbrëmjen humanitare të "SOS Fshatrave të Fëmijëve"

Shkolla e muzikës "Amadeus" tash e 9 vite ka bashkëpunim shumë të mirë  me SOS Fshatrat e fëmijëve në Kosovë, Prishtinë.

Për gjatë këtyre viteve shkolla “Amadeus” ka organizuar koncerte dedikuar këtyre fëmijëve, ju ka siguruar dhurata për festat e fundvitit ndërsa tash e 3 vite, shkolla Amadeus shkollon profesionalisht 3 fëmijë të SOS - Fshatit . Në mbrëmjen humanitare të organizuar nga SOS Fshatrat e fëmijëve me moton “ Asnjë fëmijë të mos rritet i vetëm”, ishte e ftuar edhe shkolla e muzikës “Amadeus”.

Në këtë mbrëmje shkolla u ftua të performojë me disa pika të korit dhe ansamblit të shkollës. Gjihtashtu në emër të kontributit  për SOS – fshatrat, shkollës “Amadeus” iu nda edhe mirënjohje.  Ishte ndjenjë e vaçantë dhe krenari për shkollën për  peshën e vlerësimit që iu dha këtë mbrëmje.

Të kontribosh për fëmijët pa përkujdesje prindërore është satisfakcion i vecantë dhe skajshmërisht humane. Duke i shkolluar këta fëmijë, shkolla Amadeus po u jep një mundësi që në ta ardhmen të përcaktohen për profesion, ose së paku të sigurojnë jetesën përmes lojës në instrument.

30 Nëntor 2018