E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002
Sot, shkollën tonë e vizitoi përfaqësuesja e marketingut nga Korporata Rugove, znjsh. Anila Kelmendi
- Tash e sa vite, Korporata Rugove ka dëshmuar pergjegjësine sociale, duke mbështetur me bursa të plota talentë të vegjël e të rinj të cilët shkollohen profesionalisht në shkollën tonë.
Investimi në edukim të talentëve qysh nga fëmijëria është prioritet i yni por edhe përgjegjësi që të rinjët ti shtyjmë përpara në talentet që kanë. Këtë përgjegjësi tash e sa vite e ka treguar Korporata Rugove e cila me shumë përkushtim e mbështeti edhe koncertin e parë të orkestrës së fëmijëve “Amadeus”
Talentë të vegjël e të rinj, vijnë në pah me shkollim adekuat, me mësimdhënës profesionistë e me përkrahje të duhura nga institucione e korporata të përgjegjshme siq është Korporata Rugove
Faleminderit pafundësisht!
02 Gusht 2023