E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002
Nxënësit e shkollës “Amadeus” vijojnë mësimin 2 deri në 3 herë në javë. Mësimi dhe oraret organizohen varësisht nga oraret që nxënsit kanë në shkollë publike.Nxënësit që ndjekin mësimin në drejtimet Piano, Flaut, Kitarë, Violinë, Klarinet Këndim, Bateri, Violë, Saksofon dhe Violoncelo, mbajnë 4 orë në javë. Prej tyre 2 orë në javë janë individuale: profesor – nxënës dhe 2 orë të tjera mësohet lënda solfezhë. që janë orë grupore për secilin nivel përkatës. Lënda solfezhë përfshin mësimin e notacionit muzikor, leximit, këndimit dhe shkrimit të notave, teorinë e muzikës dhe korin. Kjo lëndë është e domosdoshme dhe e ndihmon shumë mësimin e lojës në instrument.
Nxënësit që ndjekin mësimin në Balet, vijojnë mësimin 2 herë në javë. Mësimi organizohet varësisht nga orari i fëmijëve në shkollë. Orët janë grupore dhe zgjasin 60 min.
Është e rëndësishme të ceket se shkolla organizon edhe kurse për instrumentet muzikore. Kurset përvec fëmijëve, mund t’i vijojnë edhe të rriturit që kanë passion ndonjërin nga instrumentet muzikore dhe që dëshirojnë të mësojnë vetëm për kulturë apo dëshirë të tyre.
Kursi ka 2 orë në javë mësimi në instrument. Orët janë individuale professor – nxënës, dhe këtu nuk përfshihet lënda e solfezhës.