E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002
Jemi të lumtur të ju njoftojmë se në Garat Internacionale “ Hybla Music international contest “ – nxënëset e shkollës tonë, u shpërblyen me çmime prestigjioze për këndim
Era Latifi, Noa Basha dhe Viktoria Ibrahimi morrën pjesë në garën internacionale të këndimit “Hybla Music Contest në Ragusa të Italisë
Nxënëset u paraqitën me këngë të përgaditura e punuara mjeshtërisht nga mësimdhënësja e tyre Vita Guhelli dhe përvec shpërblimeve, ato morën vlerësime të larta e lëvdata nga juria dhe publiku
Noa Basha u shpërblye me “Çmimin kritik i jurisë” – çmim ky që në San Remo vlerësohet më shumë se çmimi i parë
Viktoria Ibrahimi u shpërblye me çmimin “Premio Speciale”
Puna e pakursyer e mësimdhënëses së solokëndimit, Vita Guhelli, ka bërë që zëri dhe talenti i nxënëseve të shkollës tonë të paraqitet dhe shpërblehet ndërkombtarisht.
Falenderim të veçantë edhe për prindërit për bashkëpunimin e ngushtë që kanë treguar me shkollën dhe mësimdhënësit.
Suksese dhe shumë mbarësi tutje për nxënëset!
Krenohemi me ju dhe punën e të gjithëve!
11 Shtator 2023