E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

Orkestra e fëmijëve të Prishtinës "Amadeus" në pritjen e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë

Mbrëmë në pritjen e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, dhe festimin e 28 Nëntorit 


Kori dhe Orkestra e fëmijëve t'Prishtinës "Amadeus", interpretuan himnet shtetërore.


Nder dhe kënaqësi që kishim ftesën të hapnim këtë mbrëmje sa solemne aq edhe madhështore.


Paraqitja e fëmijëve në skenë kishte një mesazh të fortë. Himnet u interpretuan nga fëmijët, e ardhmja e dy vendeve.


Faleminderit Ambasadorit z. Petrit Malaj për ftesën dhe bashkëpunimin

Faleminderit dirigjentit Vehbi Shosholli për punën dhe përkushtimin

Faleminderit orkestrantëve dhe koristëve që ishin gjithmonë prezent në prova

Faleminderit prindërve për vullnetin, dëshirën dhe bashkëpunimin e pakusht.

Jemi shumë të lumtur dhe krenarë që interpretimi i orkestrës dhe korit të fëmijëve "Amadeus" u vlerësua lart nga të gjithë të pranishmit.

Faleminderit edhe njëherë të gjithëve!

28 Nëntor 2023