E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002
Kemi kënaqësinë të ju informojmë se tashmë orkestra e fëmijëve të Prishtinës "Amadeus" do të ketë identitet dhe llogo të veçantë.
E themeluar me entuziazëm, dashuri, përkushtim dhe iniciativën tonë, e me përkrahje të pakusht të mësimdhënësve të shkollës tonë, të komunës së Prishtinës, shkollës së muzikës "Prenk Jakova" në Prishtinë dhe Shoqatës "Amadeus", orkestra e fëmijëve do të vazhdojë misionin e përkrahjes së instrumentistëve të vegjël dhe të rinj, përmes krijimit të përvojës së muzikimit të përbashkët në orkestër.
Një kurorëzim i punës se palodhur e plot entuziazëm, për fëmijët, për qytetin, për vendin.
Identiteti dhe llogo e Orkestrës së fëmijëve, realizuar me aq përkushtim e profesionalizëm, nga @karrota.wtf. Me një staf, sa të dashur aq profsionistë, e entuziastë.
Falenderim pafund për Karrota dhe të gjithë dizajnerëve që me kreativitet, hulumtim dhe shumë durim realizuan llogon e Orkestrës së fëmijëve.
Ju ftojmë të ndjekni dhe pëlqeni faqen dhe identitetin e ri të @orkestraefemijeve në instagram dhe në Facebook: Orkestra e fëmijëve të Prishtinës "Amadeus"
Punë dhe projekte të mrekullueshme po na presin
25 Nëntor 2023