E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

Sopranoja dhe mësimdhënësja e solokëndimit e shkollës tonë promovon albumin "Romanca Shqiptare"


Sopranoja Vita Guhelli e cila tash e 6 vite është edhe mësimdhënëse e solokëndimit në shkollën tonë, ka promovuar albumin “Romanca shqiptare” në ambientet e ngrohta të KultPlus Caffe Gallery.

Në këtë album janë përmbledhur shtatë kënë të mrekullueshme të kompozitorëve shqiptarë, e të pa dëgjuara më parë.

Një kurorëzim i bukur i mbrëmjes u bë edhe me videoklipin e këngës “Bylbyli”.

Albumi do të jetë një pasuri dhe vlerë e shtuar për nxënësit dhe studentët e këndimit.

Suksese, e shumë mbarësi për mësuesen Vitë dhe punën e saj!

 

18 Dhjetor 2023