E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

THIRRJA PËR ANTARËSIME TË REJA NË KOR DHE ORKESTËR


Të nderuar prindër dhe të dashur muzicientë të vegjël dhe të rinj

Me kënaqësi ju informojmë se është hapur:

THIRRJA PËR ANËTARËSIME TË REJA

Orkestrën e Fëmijëve të Prishtinës "Amadeus" dhe korin e fëmijëve “Amadeus”

Për instrumentet:
Violinë - 4 vende
Violonçel - 2 vende
Fizarmonikë - 1 vend
Saksofon - 2 vende
Trumpetë - 2 vende
Korno - 2 vende
Obo – 2 vende dhe
Kor - 6 vende

Nëse jeni të gatshëm që:

1. Fëmija i juaj të jetë pjesë e orkestrës së mrekullueshme të fëmijëve dhe të fitojë përvojë të papërsëritshme me orkestrantët bashkëmoshatarë
2. Fëmija i juaj të jetë pjesë e provave dhe koncerteve me grupin e madh të orkestrantëve të vegjël dhe të rinj
3. T’i dhuroni fëmijës përvojën e mrekullueshme të këndimit koral

Atëherë aplikoni si në vijim për t'u bashkuar me grupin më të madh të muzicientëve të vegjël dhe të rinj.

Thirrja për anëtarësimet në orkestër është e hapur për të gjithë nxënësit që kanë përfunduar së paku vitin e dytë dhe ndjekin mësimet për instrument në shkollat ♪ publike dhe jopublike të ulëta të muzikës ♪, si dhe nxënësit që ndjekin mësimet privatisht me mësimdhënësit në instrument.

Nxënësit që aplikojnë për orkestër duhet të përgadisin një vepër sipas dëshirës/përzgjedhjes së tyre dhe një vepër a vista

Thirrja për anëtarësimet në kor është e hapur për të githë nxënësit nga mosha 6 deri në 16 vjeçare.

Nxënësit që aplikojnë për kor duhet të përgadisin një këngë sipas përzgjedhjes së tyre dhe do të ndëgjohen për zë, vesh dhe ritëm.
Audicionet do të mbahen në objektin kryesor të shkollës së muzikës "Amadeus" sipas termineve të caktuara paraprakisht.
[🌟] Po na presin paraqitje dhe përvoja të mrekullueshme [🌟]
Aplikoni në linkun më poshtë [👇🏼] ose na kontaktoni në numrat [👇🏼]
https://docs.google.com/.../10oA9uhI9.../edit...
[📲] +383 49 180008
[📲] +383 44 180008

Orkestra e fëmijëve të Prishtinës "Amadeus"

MUZIKIMI PËR TË ARDHMEN

 

8 Janar 2024