E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

Orkestra e fëmijëve "Amadeus" vjen me koncert në Shkup

Të shtunën më 30 Mars 2024, nga ora 19:30, Kori dhe Orkestra e fëmijëve të Prishtinës "Amadeus"do të prezentohen me koncert në sallën e Filharmonisë së Maqedonisë së Veriut nën dirigjimin e Vehbi Shoshollit.


Orkestra e fëmijëve përbëhet nga nxënës të shkollave të ulëta të muzikës në Prishtinë, shkolla publike e muzikës “Prenk Jakova” dhe shkolla jopublike e muzikës “Amadeus”.


Ky është koncerti i parë i korit dhe orkrestrës që do mbahet jashtë kufinjëve të Kosovës.
Orkestra e fëmijëve të Prishtinës “Amadeus” është themeluar zyrtarisht në tetor të vitit 2022 dhe prej atëherë ka pasë koncerte dhe paraqitje shumë dinjitoze.
Me 30 Mars 2024, me program të bukur artistik të muzikës klasike botërore dhe muzikës shqiptare, ju mirëpresim për një koncert magjik.
Hyrja në koncert është pa pagesë.

20.03.2024