E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

Koncerti i Korit dhe Orkestrës "Amadeus" i mbajtur në Filharmoninë e Maqedonisë së Veriut


Të lumtur, të nderuar dhe të përmbushur.
Koncerti i korit dhe orkestrës së fëmijëve i mbajtur në qytetin e Shkupit, ishte një magji në vete.

Ovacione duartrokitjesh, pritje e mrekullueshme nga publiku shkupjan për muzikimin brilant të orkestrantëve më të ri.
Nën dirigjimin e Vehbi Shoshollit, kori dhe orkestra e fëmijëve të Prishtinës “Amadeus” shkëlqyen edhe kësaj here dhe mahnitën edhe qytetarët e Shkupit

Përvojë e jashtëzakonshme për të gjithë të shpalosim programin jashtë kufijve të Kosovës e sidomos në një sallë kaq prestigjioze siq ishte Salla e Filharmonisë së Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Falemiderit për përkrahjen e vazhdueshme dhe vlerësimin e punës tonë me nxënësit e rinj muzicientë

Instrumentistët dhe koristët nga Shkolla e Muzikës "Amadeus" Music School dhe instrumentistët nga Prenk Jakova Prishtinë shkëlqyen si çdo herë tjetër.

Faleminderit edhe Vitaminka Kosova për mbështetjen.

Shihemi në koncertet e rradhës
01.04.2024