E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

ORKESTRA NË LËVIZJE - Koncertet e mrekullueshme në Shqipëri

ORKESTRA NË LËVIZJE

Koncertet në Tiranë dhe Durrës – Një pëvojë e papërsëritshme.

Me 6, 7 dhe 8 Maj, kori dhe Orkestra e fëmijëve të Prishtinës "Amadeus" udhëtuan për Shqipëri për të prezentuar punën e mrekullueshme të fëmijëve dhe të rinjëve Kosovarë.

Nxënësit jo vetëm të pregatitur në interpretim, por me një paraqitje e sjellje profesionale në skenë, shkëlqyen dhe përfaqësuan dinjitetshëm Kosovën, orkestrën, shkollat ku vijojnë mësimet dhe mësimdhënësit e tyre.

Turnetë koncertale nuk jane fare të lehta.

Salla të ndryshme, akustika të ndryshme, ambiente dhe vendosje të ndryshme e sidomos me nxënës të moshave të ndryshme e kaq të reja. Por ata shkëlqyen në secilën skenë dhe mrekulluan publikun me secilën vepër që interpretuan.

Falenderim të madh për Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë përkatësisht ambasadorin Z. Petrit Malaj për iniciativën dhe shtytjen që orkestra jonë të paraqitet edhe në Tiranë.

Falenderim të veçantë edhe znj.Pranvera Teli nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, për angazhimin e pakursyer që koncerti të realizohet.

Faleminderit Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë dhe drejtoreshës Etleva Kellici për pritjen dhe mundësinë e dhënë që të koncertojmë në një sallë siq është salla koncertale “Tonin Harapi”

Falenderim pafund për Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë dhe Ministres Znj. Arbërie Nagavci për mbështetjen e koncerteve në Shqipëri.

Faleminderit shumë Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Shqipëri Z. Skënder F. Durmishi që me praninë e tij dhe bashkëshortes së tij, na nderuan dhe vlerësuan në koncertin që mbajtëm në Tiranë.

I mrekulluar me themelimin e kësaj orkestre, dhe i mahnitur me interpretimin e nxënësve aq të ri në moshë, premtoi bashkëpunime dhe përkrahje për paraqitje të rradhës.

Një pritje e mrekullueshme gjithashtu në qytetin e bukur të Durrësit. Liceu artistik Jan Kukuzeli Durres dhe drejtori Dashamir Mehmeti organizoi pritje të mrekullueshme për korin dhe orkestrën. Ai gjithashtu priti në takim zyrtar edhe drejtoreshën e Orkestrës Znj. Hana Petrovci ku folën për bashkëpunime të rradhës në mes institucioneve që drejtojnë në Prishtinë dhe Durrës. Përveç takimit, me kënaqësi të madhe Z. Mehmeti organizoi një vizitë të ambienteve të shkollës “Jan Kukuzeli” për themeluesen e shkollës Amadeus Znj. Valbona Pula Petrovci, dirigjentin e Orkestrës Amadeus Z. Vehbi Shosholli dhe drejtoreshën e Orkestrës Hana Petrovci Fetahu .

Të kënaqur nga kushtet dhe ambientet e këtij liceu, u premtuan bashkëpunime të rradhës.

Për gjithë këtë punë është më shumë se meritor dirigjenti Vehbi Shosholli për punën plot përkushtim, durim dhe energji.

Udhëtimi në Shqipëri do të ishte i pamundur pa përkrahjen e pakusht të stafit të përkushtuar të Shkollës së Shkolla e Muzikës "Amadeus" Music School: Vanesa Petrovci Vilma Kasabaqi, Arta Rexhepi, Saranda Vllasaliu Shosholli Valbona Dragusha Miftari, Hazbije Osmani dhe mësueses e njëkohësisht prind vullnetar për të na mbështetur gjatë gjithë rrugëtimit Znj. Zana Pozhegu. Kujdesi maksimal për fëmijët gjatë qëndrimit 3 ditor në Shqipëri ka bërë që edhe koncertet dhe gjithë përvoja të jetë me qetë dhe e organizuar.

Të gjithë nxënësve urime për koncertet.

Nxënësve të korit të shkollës “Amadeus”, nxënësve orkestrantë nga shkolla e muzikës “Prenk Jakova” Prishtinë, shkolla e muzikës “Amadeus” dhe “Tony Drum Studio"

URIME PËR KONCERTET E JASHTËZAKONSHME që keni dhënë.

Falenderim pafund edhe për bashkëpunimin e prindërve dhe besimin e tyre që fëmijët të jenë nën kujdesin tonë gjatë qëndrimit në Shqipëri. Faleminderit që besuat në ne, dhe përgjegjësinë që na keni dhënë.

Të gjithë bashkë kemi shkëlqy. Kjo është vetëm fillimi. Fëmijët tanë kanë talent dhe potencial. Ne do të sigurohemi që këtë talent t'a shpalosim sa më shumë të jetë e mundur që në të ardhmen po këta nxënës TË LËVIZIN MALET!

SHËNDET E SUKSESE !!!

 9 Maj 2024