E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002
Në garat internacionale të flautit në Bullgari “Moyse International Flute Competition Sofia”, nxënësja jonë Zerina Pozhegu është përzgjedhur në raundin e fundit të garave ku edhe do të prezentohet me program të përzgjedhur nga Juria profesionale, në Qershorin e këtij viti.
Si çdo vit tjetër edhe këtë vit, në këto gara janë paraqitur kandidatë nga e gjithë bota.
Zerina Pozhegu është nxënëse e klasës së III-të në flaut në klasën e mësimdhënëses Saranda Vllasaliu Shosholli dhe që nga fillimi i mësimeve ka treguar potencial të lartë muzikor.
Përveç nxënëse e talentuar, punëtore dhe e sukseshme në çdo koncert e paraqitje, Zerina është edhe anëtare e orkestrës së fëmijëve të Prishtinës “Amadeus”, ku luan flautin e parë.
Falenderim të madh mësimdhënëses Saranda Vllasaliu për punën e pakusht, plot përkushtim e dashuri.
Faleminderit mësuesit Bimi Milla për përcielljen në piano
Faleminderit prindërve për bashkëpunimin e mrekullueshëm dhe Zerinës shumë suksese në raundin e rradhës garues tutje!
21 May 2024