E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

Nxënësja jonë Allegra Bajrami - shpërblehet me vendin e III-të në garat internacionale "Pjetër Gaci" në Shkodër

Edhe një shpërblim më se i merituar për nxënësen e shkollës tonë. [🎶] [🎸] [✨️]

Në garat ndërkombëtare "Pjetër Gaci" në Shkodër, Allegra Bajrami u vlerësua me 95 pikë për interpretimin e shkëlqyer artistik në kitarë.

Allegra Bajrami është nxënëse e klasës së IV-të në klasën e mësimdhënësit Gjulian Bytyqi.

Që nga fillimi Allegra ka treguar potencial të lartë, interesim dhe përkushtim për instrumentin e kitarës. Përveç në kitarë, Allegra është e shkëlqyeshme edhe në solfezh me vesh absolut dhe saktësi ritmike.

Falenderim pafund për mësimdhënësin e kitarës prof. Gjulian Bytyqi për punën me përkushtim e shumë durim.

Shumë urime për Allegrën dhe familjen e saj.

Suksese tutje! [✨️]

25 maj 2024