E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002
SHPALLET HAPJA E REGJISTRIMEVE
Shkolla e ulët dhe e mesme e ulët e muzikës “Amadeus” shpall konkurs për regjistrimet dhe transferet e nxënësve për vitin shkollor 2024/2025
Për drejtimet:
- Balet
- Bateri
- Flaut
- Kitarë
- Klarinetë
- Kor
- Piano
- Parashkollor muzikor 4-6 vjeç
- Saksofon
- Solokëndim
- Trumpetë
- Violinë
- Violonçel
Të drejtë regjistrimi kanë të gjithë nxënësit fillestarë nga mosha 4 deri në 16 vjeçare të cilët kalojnë testin ritmik dhe melodik.
Të drejtë regjistrimi kanë edhe nxënësit të cilët paraprakisht kanë ndjekur mësimet për instrument ose këndim.
Për të caktuar takim dhe për konsultime ju lutem plotësoni aplikacionin në linkun më poshtë ose na kontaktoni në numrat e tel të poshtëshënuar.
Testimet dhe takimet do të caktohen sipas orareve individuale.
Caktimi i takimit është i domosdoshëm prandaj na kontaktoni përmes numrave më poshtë!
Suksese!
https://forms.gle/vqHdcqHTrTtAz3YG6
AMADEUS - e licencuar nga MASHTI [🇽🇰]
22 vite edukim cilësor muzikor
Na gjeni më dy lokacione
[📍] Rr. Nazim Gafurri nr 37 - (Rruga për Tauk Bahçe)
[📍] Rr. Anton Harapi nr 2/1- (Lagjja Dardania)
[📲] +383 49/44 180008 rruga për Tauk Bahçe
[📲] +383 48 180008 Lagjja Dardania
[🌐] shkollaamadeus.com