E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002
Me kënaqësi dhe krenari ju njoftojmë se Orkestra e Fëmijëve të Prishtinës "Amadeus" do të mbajë koncertin përmbyllës të kësaj sezone në qytetin e bukur të Prizrenit.
Ky koncert do të jetë një kurorëzim i punës sonë "Orkestra në Lëvizje" gjatë vitit 2023/2024
Pas një sezoni të mbushur me paraqitje dhe turne koncertale të suksesshme, jemi të entuziazmuar që do të kurorëzojmë këtë vit e udhëtim muzikor në një qytet me një trashëgimi të pasur kulturore siç është Prizreni.
Ky koncert do të shfaqë përkushtimin e jashtëzakonshëm të dirigjentit Vehbi Shosholli dhe talentin dhe punën e muzicientëve tanë të rinj. Yjeve në rritje të muzikës klasike.
Ju ftojmë të bashkoheni me ne për të përjetuar një koncert magjik nga muzicientë të ri në moshë por me potencial të jashtëzakonshëm.
Hyrja është e lirë dhe e hapur për të gjithë prandaj ju mirëpresim me kënaqësi!!!
[🗓] Data: 20 Qershor 2024
[🕒] Ora: 20:30
[📍] Vendi: Kino Lumbardhi - Prizren
Orkestra e Fëmijëve të Prishtinës "Amadeus" – Muzikimi i së ardhmes
17 Qershor 2024