E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

Nxënësja jonë Zerina Pozhegu - vendi i parë në garat internacionale "Ars Kosova"

ZERINA POZHEGU, nxënësja e shkollës tonë, u shpërblye sot me vendin e PARË në flaut, kategori e dytë, në garat internacionale ARS KOSOVA.

Puna e mrekullueshme e mësimdhënëses së flautit Saranda Vllasaliu Shosholli, po shpërblehet çdo ditë.

Urime të përzemërta për prindërit për përkushtimin, mësimdhënëses Saranda për punën plot vullnet e dashuri dhe Zerinës shumë suksese tutje!

Pianistit të mrekullueshëm Bimi Milla faleminderit shumë për bashkëpunimin e mirë!

21 Qershor 2024