E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002
Koncerti përmbyllës në qytetin e bukur të Prizrenit u mbajt 2 ditë më parë, me 20 Qershor 2024
Si për koincidencë – 20 Qershori i vitit të kaluar ishte edhe dita kur kori dhe orkestra e fëmijëve mbajti koncertin e parë inaugurues.
Për 1 vit, për kaq pak kohë, është bërë kaq shumë punë.
Për 1 vit, u mbajtën 7 koncerte, secili më i bukur se tjetri.
Duke filluar me paraqitjen në Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë, Gala Koncerti në dhjetor 2023, Koncerti në Shkup, në Tiranë, në Durrës dhe tashmë koncerti përmbyllës në qytetin e Prizrenit.
Një përmbyllje e jashtëzakonshme e sezonës 2023/2024 "Orkestra në lëvizje”
Të gjitha këto koncerte do ishin të pamundura pa mbështetësit tanë, prandaj sot falenderojmë pa fund Shkolla e Muzikës "Amadeus" Music School, Klinikën veterinare CRAZY PET VET CLINIC , Pro Transport, Korporata Rugove AFK - Agjencioni për Financim në Kosovë Proper Pizza Prishtinë, që bën të mundur udhëtimin e orkestrës në Prizren.
Publiku i qytetit të Prizrenit, ishte i mrekullueshëm. Ashtu si vet qyteti, plot kulturë e njerëz dashamirë të artit, ku publiku dhuroi duartrokitje të gjata dhe të forta për korin dhe orkestrën.
Emocion i fortë dhe shumë i vecantë të përmbyllim sezonën 2023/2024 me kaq shumë vlerësim.
Viti i ardhshëm na pret me shumë punë, koncerte të mrekullueshme, bashkëpunimë të reja, dhe pse jo, udhëtime e paraqitje në Europë.
Faleminderit të gjithëve që jeni pjesë e korit dhe orkestrës së parë të fëmijëve në vend!
Shihemi në shtator [❤]
Orkestra e fëmijëve - Muzikimi i së ardhmes
22 Qershor 2024