E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

Vende të lira pune - Afati i aplikimit 20.08.2024

Shkolla e muzikës “Amadeus” shpall konkurs për vende të lira pune:

Mësimdhënës/e për për lëndën: VIOLINË

Mësimdhënës/e për lëndën: PIANO

Mësimdhënës/e për lëndën: SOLOKËNDIM

Mësimdhënës/e për lëndën: SOLFEZHË

Mësimdhënës/e për lëndën: BALET

 

Përshkrimi i vendit të punës:

Personeli mësimor angazhohet në mësimdhënie për njërën nga lëndët e lartëcekura sipas këtij konkursi.

- Mësimet për lëndën: Piano, Violinë ose Solokëndim    nënkuptojnë mësime individuale 30minutëshe (mësimdhënës-nxënës )    2 here në javë dhe sipas orarit që organizohet me marrëveshje dhe në njërin nga lokacionet e Shkollës së Muzikës “Amadeus”.   Mësimdhënësi do të punojë me aq nxënës sa i caktohen nga drejtoria dhe kontrata e punës. 

- Mësimet për lëndën: Solfezhë, nënkuptojnë mësime grupore, 60minutëshe, 1herë në javë, me nxënësit e nivelit (klasës) së caktuar sipas orarit që organizohet me marrëveshje  dhe në njërin nga lokacionet e Shkollës së Muzikës “Amadeus”. Mësimdhënësi do të punojë me aq grupe (klasa) të solfezhit që i caktohen nga drejtoria dhe kontrata e punës. 

- Mësimet për lëndën: Balet, nënkuptojnë mësime grupore, 60minutëshe, 2 herë në javë, me nxënësit e nivelit (klasës) së caktuar sipas orarit që organizohet me marrëveshje  dhe në njërin nga lokacionet e Shkollës së Muzikës “Amadeus”. Mësimdhënësi do të punojë me aq grupe (klasa) të baletit që i caktohen nga drejtoria dhe kontrata e punës. 

 

Kriteret e bazë dhe të nevojshmë për aplikim:

- Kandidatët të cilët aplikojnë për vendin e punës: “Lënda violinë”, ose “Lënda piano”  nevoitet të kenë të përfunduar nivelin bachelor të studimeve, drejtimin instrumental përkatës, ose të jenë në vitin e fundit të studimeve.

- Kandidatët të cilët aplikojnë për vendin e punës: “Lënda  Solokëndim  ose Lënda Solfezhë"   nevoitet të kenë të përfunduar nivelin bachelor të studimeve, drejtimi solokëndim dhe për lëndën solfezhë, drejtimin pedagogjik muzikor të studimeve bachelor ose të jenë në vitin e fundit të studimeve.

- Kandidatët të cilët aplikojnë për vendin e punës: “Lënda balet" nevoitet të kenë të përfunduar shkollimin    përkatës balet/koreografi.

 

Kriteret e përgjithshme:

- Të zotërojë aftësi profesionale për pozitën për të cilën aplikon

- Të jetë i aftë të garantojë standardin e cilësisë dhe efikasitetin në mësimdhënie.

- Të kenë aftësi të shkëlqyeshme komunikimi me nxënësit, prindërit dhe kolegët.

- Të gatshëm të punojnë në një ambient bashkëpunues dhe kolegial.

- Të kenë aftësinë e punës në grup me nxënësit dhe kolegët.

- Të kenë aftësinë dhe durimin në punën individuale me nxënësit.

- Të jenë të gatshëm të bashkëpunojnë me kolegët në korrepetitim në kohën e organizimit të koncerteve, paraqitjeve të ndryshme publike me nxënësit si dhe gjatë provave të korit dhe orkestrës.

- Të respektojnë planprogramin e punës.

- Përvoja paraprake e punës në mësimdhënëie është përparësi e lartë.

- Njohja e gjuhës angleze është përparësi e lartë.

 

Dokumentet e kërkuara:

- CV-në 

- Dëshminë mbi përfundimin e studimeve përkatëse sipas këtij konkursi, ose dëshmi për ndjekjen e studimeve.

- Letër motivuese (e preferueshme)

- Rekomandime nga punëdhënësit aktual ose paraprak ( përparësi e lartë) 

- Rekomandime nga profesor të lëndës    (përparësi e lartë)

- Kandidatët e interesuar, luten të dërgojnë dokumentet në emailin: amadeusdokumente@gmail.com ose  info@shkollaamadeus.com deri më 20.08.2024

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

 

Shkolla e muzikës “Amadeus” – e lincencuar nga MASHTI – mësime cilësore muzikore që nga vitit 2002

21.07.2024