E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

THIRRJE PËR ANTARËSIME TË REJA 2024/2025 NË KORIN DHE ORKESTRËN E FËMIJËVE


Pas një sezone të mrekullueshme dhe te suksesshme, me kënaqësi ju informojmë se është hapur:
THIRRJA PËR ANËTARËSIME TË REJA 24/25

Korin dhe Orkestrën e Fëmijëve të Prishtinës "Amadeus"
Për instrumentet:
Violinë - 4 vende
Violonçel - 2 vende
Fizarmonikë - 1 vend
Flaut 1 vend
Klarinetë – 1 vend
Saksofon - 2 vende
Trumpetë - 2 vende
Korno - 2 vende
Obo – 2 vende dhe
Kor - 10 vende
Nëse jeni të gatshëm që:
1. Fëmija i juaj të jetë pjesë e orkestrës së mrekullueshme të fëmijëve dhe të fitojë përvojë të papërsëritshme me orkestrantët bashkëmoshatarë
2. Fëmija i juaj të jetë pjesë e provave dhe koncerteve me grupin e orkestrantëve të vegjël dhe të rinj
3. T’i dhuroni fëmijës përvojën e mrekullueshme të këndimit koral
Atëherë aplikoni si në vijim për tu bashkuar me grupin më të madh të muzicientëve të vegjël dhe të rinj në vend
Thirrja për anëtarësimet në orkestër është e hapur për të gjithë nxënësit që kanë përfunduar së paku vitin e dytë dhe ndjekin mësimet për instrument në shkollat ♪ publike dhe jopublike të ulëta të muzikës ♪, si dhe nxënësit që ndjekin mësimet privatisht me mësimdhënësit në instrument.
Nxënësit që aplikojnë për orkestër duhet të pëgatisin një vepër sipas dëshirës/përzgjedhjes së tyre dhe një vepër a vista.
Thirrja për anëtarësimet në kor është e hapur për të githë nxënësit nga mosha 6 deri në 16 vjeçare.
Nxënësit që aplikojnë për kor duhet të përgatisin një këngë sipas përzgjedhjes së tyre dhe do të ndëgjohen për zë, vesh dhe ritëm.
Audicionet do të mbahen në objektin kryesor të shkollës së muzikës "Amadeus" sipas termineve të caktuara paraprakisht.
Vendet janë të limituara prandaj aplikoni sa më parë!
[🌟] Po na presin paraqitje dhe përvoja të mrekullueshme [🌟]
Aplikoni në linkun ose na kontaktoni në numrat më poshtë
https://docs.google.com/.../10azHbQNFLpjb2k4XVof7.../edit...
[📲] +383 49 180008
[📲] +383 44 180008