E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

Salla më e re e koncerteve në kryeqytet - Salla e kulturës "Amadeus"

Shtatorin e nisim me një lajm të bukur nga shkolla jonë!

Tashmë salla koncertale më e re në qytet [🤩] [✨️]

Jemi të lumtur të ju njoftojmë se salla jonë e koncerteve është renovuar dhe është gati për t’ju mirëpritur! [🎉]

Nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës tonë do të koncertojnë në një hapësirë edhe më të mirë, dhe të re.

Me një akustikë të jashtëzakonshme, instrunente, pajisje zërimi, ndriçimi dhe ambient modern e të afërt për publikun.

Salla, është ideale për koncerte, shfaqje, ekspozita, ngjarje të ndryshme kulturore dhe shumë më tepër.

Përveç nxënësve dhe mësimdhënësve të shkollës tonë, salla është e hapur për realizimin e ngjarjeve të ndryshme kulturore që ndodhin në vend.

Nga tash e tutje, në sallën koncertale të shkollës tonë do vazhdojmë të përjetojmë magjinë e muzikës dhe mrekullinë e krijimit të artit [💫] [🎵] [🎼] [❤️]

Na kontaktoni për të rezervuar datën e ngjarjeve të rëndësishme të aktivitetit tuaj: +383 49 180008