E licencuar nga "MASHT" nga viti 2002

Vende të lira pune - afati për aplikim 20 Nëntor 2024

Vende të lira pune - Afati i aplikimit 20.11.2024

Shkolla e muzikës “Amadeus” shpall konkurs për vende të lira pune:

Mësimdhënës/e për lëndën: PIANO

Mësimdhënës/e për lëndën: KITARË

Mësimdhënës/e për lëndën: BALET  

 

Përshkrimi i vendit të punës:

Personeli mësimor angazhohet në mësimdhënie për njërën nga lëndët e lartëcekura sipas këtij konkursi.

- Mësimet për lëndën: Piano, ose Kitarë   nënkuptojnë mësime individuale 30minutëshe (mësimdhënës-nxënës ) 2 here në javë dhe sipas orarit që organizohet me marrëveshje dhe në njërin nga lokacionet e Shkollës së Muzikës “Amadeus”. 

 Mësimdhënësi do të punojë me aq nxënës sa i caktohen nga drejtoria dhe kontrata e punës. 

- Mësimet për lëndën: Balet, nënkuptojnë mësime grupore, 60minutëshe, 2 herë në javë, me nxënësit e nivelit (klasës) së caktuar sipas orarit që organizohet me marrëveshje  dhe në njërin nga lokacionet e Shkollës së Muzikës “Amadeus”.

Mësimdhënësi do të punojë me aq grupe (klasa) të baletit që i caktohen nga drejtoria dhe kontrata e punës.    Kriteret e bazë dhe të nevojshmë për aplikim:

- Kandidatët të cilët aplikojnë për vendin e punës: “Lënda piano”, ose “Lënda kitarë" nevoitet të kenë të përfunduar nivelin bachelor të studimeve, drejtimin instrumental përkatës, ose të jenë në vitin e fundit të studimeve.

- Kandidatët të cilët aplikojnë për vendin e punës: “Lënda balet" nevoitet të kenë të përfunduar shkollimin  përkatës balet/koreografi.  

 

Kriteret e përgjithshme:

- Të zotërojë aftësi profesionale për pozitën për të cilën aplikon

- Të jetë i aftë të garantojë standardin e cilësisë dhe efikasitetin në mësimdhënie.

- Të kenë aftësi të shkëlqyeshme komunikimi me nxënësit, prindërit dhe kolegët.

- Të gatshëm të punojnë në një ambient bashkëpunues dhe kolegial.

- Të kenë aftësinë e punës në grup me nxënësit dhe kolegët.

- Të kenë aftësinë dhe durimin në punën individuale me nxënësit.

- Të jenë të gatshëm të bashkëpunojnë me kolegët në korrepetitim në kohën e organizimit të koncerteve, paraqitjeve të ndryshme publike me nxënësit si dhe gjatë provave të korit dhe orkestrës.

- Të respektojnë planprogramin e punës.

- Përvoja paraprake e punës në mësimdhënëie është përparësi e lartë.

- Njohja e gjuhës angleze është përparësi e lartë.  

 

Dokumentet e kërkuara: - CV-në  - Dëshminë mbi përfundimin e studimeve përkatëse sipas këtij konkursi, ose dëshmi për ndjekjen e studimeve.

- Letër motivuese (e preferueshme)

- Rekomandime nga punëdhënësit aktual ose paraprak (përparësi e lartë) 

- Rekomandime nga profesor të lëndës    (përparësi e lartë)

- Kandidatët e interesuar, luten të dërgojnë dokumentet në emailin: amadeusdokumente@gmail.com ose  info@shkollaamadeus.com deri më 20.08.2024

 

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.  

 

Shkolla e muzikës “Amadeus” – e lincencuar nga MASHTI – mësime cilësore muzikore që nga viti 2002

 

Prishtinë, 2 Nëntor 2024